Orinda Huta po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe për këtë rast ka treguar disa detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, ku mësuam se dhoma e vogëlushes nuk do të jetë ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje.

Po ashtu ajo ka realizuar ditën e djeshme një set shumë të ëmbël fotografik. Moderatorja ka publikuar ditën e sotme disa imazhe të saj bardh e zi, që do të mbeten si kujtimi më i bukur nga kjo periudhë kaq e veçantë në jetën e saj.

Ajo ka treguar se të gjithë shtatzëninë e ka shijuar shumë dhe se lumturohet ende për çdo lëvizje të bukuroshes së saj në bark. Ashtu siç ka thënë edhe Turjani më herët, Orinda ka konfirmuar se emri i vogëlushes së tyre do të filloj me germën A.

“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo lëviz brenda meje. I kam shijuar kaq shumë momentet tona bashkë e vogla ime A. Lutem për secilën prej jush që është në pritje por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja! “, shkruan Orinda përkrah fotove të saj.

icon style