Një denoncim vjen nga qendra 2373/ 1 në shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasani, sa i takon të njëjtës pajisje që sot ka rezultoi me probleme. Një zonjë, pa dashur që të identifikohet, deklaroi për gazetaren Klodiana Lala se pasi deklaroi votën e saj për kandidatin e prefuar, i doli në monitor kandidati tjetër.
“Votova për kandidatin X, por përgjigja doli sikur kisha votuar për kandidatin Y. Për kandidatin ashtu doli. Se di se çfarë do të bëjë tani, pasi s’po më thonë gjë”, tha zonja.
Ndërkohë, kryetarja e komisionit pohoi se do të mbahet një procesverbal për këtë rast. Madje ajo tha se nuk mund të votojë sërish qytetarja.
“Do bëhet procesverbali përkatës dhe do të merret vendimi se çfarë do të bëhet për këtë rast. Ndërsa zonja se di ca do të bëjë, pasi shenja e gishtërinjve u vendos.”, tha kryetarja e komisionit. Ndërkohë pyetjes së gazetares Klodiana Lala se pse u vendos kjo pajisje votimi elektronik në punë, kur më parë ishte me defekt, komisionerja tha se; “Ishte me urdhër nga lart”.
Më herët në këtë qendër u bë një tjetër denoncim nga një qytetar, i cili tha se një situatë e ngjashme i kishte ndodhur me këtë pajisje elektronike.