Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë dalë në terren ku kanë zhvilluar takime me qytetarë, teksa i kanë ftuar që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut, e cila do të mbahet para Kryeministrisë.

Sipas burimeve bëhet me dije se këto takime, pavarësisht temperaturave të larta, u zhvilluan në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku kanë informuar qytetarët për qëllimët e këtij tubimi.

Një ndër arsyet më kryesore të protesës është rritja e çmimeve dhe e karburanteve në vend, të cilat kanë rënduar xhepat e qytetarëve.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi nga Njësia në Tiranë, u bëri thirrje grave dhe vajzave të jenë në terren për të ftuar çdo qytetar të ngrejë zërin kundër qeverisë, e cila sipas tyre nuk mendon për njerëzit, por vetëm për pasurimin e saj.

“Protestat nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës”, tha Vokshi.