Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në rrugën nacionale Berat-Dimal.

Një kamion është përplasur me një makinë “Polo” e për pasojë një vajzë është plagosur rëndë.

Mësohet se e plagosura është dërguar me urgjencë në spital.  Mbetet e paqartë si ka ndodhur aksidenti.