Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Studentët do të kenë dy orë e gjysmë kohë, pasi provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30.
Por në një kohë që maturantët janë në provim, teza duket se ka dalë një orë para se procesi të përfundojë zyrtarisht në të gjithë vendin. Deputetët demokratë kanë publikuar fotot e tezës dhe akuzojnë përgjegjësit për korrupsion e paaftësi.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, shkruan Luçiano Boçi dhe publikon një foto të tezës.
Edhe deputeti tjetër Lefter Gështenja, shkruan se teza e provimit të dytë të maturës shtetërore ka dalë një orë para përfundimit zyrtar të procesit, në orën 12.20.
“Sot nga ora 10 00 deri në 12 30 maturantët po japin provimin e letërsisë! Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit! Ky është arsimi që duam sot në Shqipëri”, shkruan deputeti tjetër demokrat dhe ndan fotot e tezës.