Një vajzë e re nga Durrësi është larguar nga shtëpia dhe nuk është  kthyer më.

Ka qenë babai i saj, shtetasi shtetasi G. B., i cili ka denoncuar ditën e djeshme në Policia zhdukjen e vajzës së tij.

Tashmë blutë e qytetit bregdetar po punojnë për gjetjen e saj.

“Më datë 10.06.2022, kallëzon shtetasi G. B., se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja L. B. dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë