Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu është parë në seancën e sotme plenare duke pikturuar.
Pas mbarimit të fjalës, ai është ulur në vendin e tij dhe menjëherë ka filluar nga “puna”, duke mbushur kështu edhe kohën e lirë.
Mesa duket Gogu ka pasion pikturën, të cilën nuk e lë pas dore edhe kur është i pranishëm në Kuvend.
Gjatë seancës së sotme deputeti, duket se nuk e ka pasur mendjen tek zhvillimet politike, kriza ekonomike, apo replikat e vakta mes deputetevëe, por është përqendruar në “talentin” e tij, duke vizatuar disa lepurusha në bllokun me fletë të bardha.