Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra trë ndryshme penale.

Bëhet me dije se mes të arrestuarve është një 62-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe” thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e shtetasit G. M., 17 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Drejtimi i automjeve në mënyrë të parregullt”. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.