Një turist norvegjez ka treguar detaje nga ngjarja në Radhimë, ku paraprakisht raportohet për persona të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
“Dëgjuam të shtënat dhe vrapuam. Ishin dy ose tre të shtëna”, tregon ai. “Nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ka mbetur njeri i plagosur. Isha pak i trembur, por dridhesha. Isha me familjen.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në bregdet, ku forca të shumta policia kanë rrethuar vendin. Sipas Policisë, po hetohet për motivet e ngjarjes.
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e plazhit në Radhimë të Vlorës. Konflikti mes tyre ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri çka ka frikësuar pushuesit në plazh, por fatmirësisht pa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në plazh, mes kilometrit 7-8 në aksin Vlorë Radhimë. Dëshmitarët okularë tregojnë se personi që ka shtënë ka ardhur nga parkingu i plazhit dhe nuk dihen motivet e përdorimit të armëve.
Sipas informacioneve paraprake , lokali buzë detit ishte në pronësi të vëllezërve Kondi. Njëri prej tyre – i cili mësohet se sapo ishte kthyer nga Anglia – raportohet se ka ardhur nga parkimi drejt lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të vëllait. Ndërkohë, një tjetër vëlla i tyre mësohet se është duke vuajtur dënimin me burg si i përfshirë në një vrasje.