Home AKTUALITET Makina me 5 persona bie në Shkumbin, tre nxirren nga lumi

Makina me 5 persona bie në Shkumbin, tre nxirren nga lumi

60

Pesë persona udhëtonin në makinën që ka rënë në lumin Shkumbin në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’ në rrugën Elbasan-Librazhd.

Deri më tani mësohet se 3 persona janë nxjerrë nga makina, ndërsa dyshohet se në mjet janë edhe dy persona të tjerë.

Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e makinës nga ujërat e lumit Shkumbin.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës  09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi ‘Kthesa e Murrashit’ , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikëseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.