Dhuna ndaj partneres mund t’i kushtojë shumë edhe nga ana financaire Mason Greenwood. Sponsori “Nike”, ka reaguar pas akuzave të dhunës ndaj të dashurës së tij Harriet Robson. Gjiganti amerikan i veshjeve sportive lëshoi një deklaratë pas denoncimit dhe arrestimit të futbollistit, i cili u arrestua pasditen e së dielës nga policia.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat shqetësuese dhe do të vazhdojmë që të monitorojmë nga afër situatën”, – thuhej në deklaratën e “Nike”. Sigurisht, nëse do të shpallet fajtor, atëherë 20-vjeçari pritet të humbasë sponsorin e tij, por edhe kontrata nga sponsorë të tjerë me të cilët është nën kontratë.

Në këtë pikë, karriera e një prej lojtarëve më premtues të futbollit anglez, jo vetëm i Manchester United, rrezikon të marrë një spirale të rrezikshme.

(BalkanWeb)