Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zbuluar emrin që do të mbajë koalicioni me LSI-në në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se ky koalicion do të ketë edhe logon e personalizuar siç ndodh zakonisht në zgjedhje.

“ ‘Shtëpia e Lirisë’ do të quhet emri i koalicionit me LSI-në dhe partitë e tjera, gjithashtu ky koalicion do të ketë logon e vet. Kjo është normale në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit. Por e them këtu ai është një konfiskim nga narko-shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë gjë”, tha Berisha