Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh. Në pranga përfundoi Gjok Gjergji, i cili dhunonte vazhdimisht gruan e tij dhe e kanoste atë për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e tij 2 ditë më parë, u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.
Njoftimi i policise:
Kurbin/Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit Gj. Gj., 64 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas u shpall në kërkim pas denoncimit nga bashkëshortja e tij se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur atë për jetën.
Gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.