Pas 3 ditësh izolim banorët e fshatit Fushë-Alie në Dibër kanë përshtatur mjetet e tyre të punimit të  tokave, zetorët për të hapur rrugën e fshatit.

Përmes videos së siguruar nga Top Channel, shikohet përpjekja e banorëve për të hapur rrugën e për të dalë nga izolimi.

Kujtojmë se vendi ynë është përfshirë nga reshje dëbore ditët e fundit, të cilat kanë sjellë vështirësi në qarkullim të qytetarëve në disa akse rrugore.

Top Channel