Katër automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në hyrje të Shkodrës.
Burimet thanë se mjetet ishin parkuar pas një pallati.
Djegia dyshohet të jetë e qëllimshme. Hetuesit kanë dyshime se autoret kane patur per qellim te digjnin mjetin qe kishte ne perdorim shtetasi Gazmend Dushku, nje Audi A 6 me targe AB 006 GD e cila eshte djegur plotesisht.
Po ashtu, duke qene se ishin te parkuara afer ketij automjeti, jane djegur edhe tre mjete te tjera, nje tjeter Audi A 6 dhe nje automjet Golf dhe nje Opel. Keto dy te fundit jane djegur pjeserisht.
Policia e cila shkoi ne vendin e ngjarjes e lajmeruar nga banoret po punon per zbardhjen e djegies
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)