Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.