Home TEKNOLOGJI Disa emërtime të caktuara të Wi-Fi mund të çaktivizojnë lidhjen e iPhone-ve...

Disa emërtime të caktuara të Wi-Fi mund të çaktivizojnë lidhjen e iPhone-ve në internet

18

Një security researcher zbuloi se disa emërtime të Wi-Fi që përmbajnë simbolin e përqindjes (%) shkaktojnë çaktivizimin e lidhjes në internet në iPhone dhe pajisje të tjera iOS.

Carl Schou lajmëroi përmes një tweet-i se në rastin kur një iPhone zbulon një Wi-Fi me emrin %secretclub%power, kjo pajisje nuk do të jetë në gjendje ta përdorë Wi-Fi ose shërbimet që lidhen me të edhe pasi të bëni reset network settings.

Para disa javësh, bashkë me grupin e tij të vullnetarëve në Secret Club që kontrollojnë software për qëllime sigurie, zbuluan se kur një iPhone lidhej me një rrjet të quajtur %p%s%s%s%s%n shkaktohej një bug i cili e çaktivizon Wi-Fi dhe AirDrop bashkë me të.

9to5Mac shpjegoi se ky bug shkaktohet nga përdorimi i karakterit (%) i cili përdoret zakonisht në gjuhët e programimit për të formatuar variables në një output string. Në gjuhën C, “%n” nënkupton regjistrimin e numrit të karaktereve të shkruajtura në format string në një variabël që kalon në funksionin string format. Me shumë mundësi Wi-Fi subsystem e kalon emrin e rrjetit në mënyrë të parregullt në librarinë e brendshme e cila rezulton në memory corruption dhe çaktivizimin e Wi-Fi.

Ky problem mund të zgjidhet përmes një hard factory reset ose duke fshirë manualisht emrat e Wi-Fi.