Home SPORT Copa America, brazilianët do të mbështesin Argjentinën në finale. Revoltohet Neymar

Copa America, brazilianët do të mbështesin Argjentinën në finale. Revoltohet Neymar

21

Argjentinë-Brazil do të jetë finalja e madhe në Copa America, ku do të vendoset edhe ekipi që do të mbretërojë në Amerikën Latine.

Përballë do të jenë në orët e para të mëngjesit të 11 Korrikut, dy skuadrat elitare, plot me yje e në veçanti një betejë mes Messit dhe Neymar.

Të dy kanë qenë deçizivë deri tani për skuadrat e tyre edhe pse Lionel ka shënuar dhe ka dhënë më shumë asiste.

Gjithsesi, ajo që po ndodhë në Brazil ku do të luhet finalja është e çuditshme sepse brazilianët mësohet se do të bëjnë tifo për Messin me shokë dhe jo për kombëtaren e tyreJo si tradhti por siç mësohet do të jetë një revoltë ndaj presidentit Jair Bolsonaro i cili akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë e për më tepër ishte ai që pranoi zhvillimin e Copa Americas në këtë vend kur infektimet nga Covid-19 janë rritur së tepërmi.

Në rrjetet sociale dhe kudo janë rritur mesazhet, kërkesat dhe hashtag-ët ku kërkohet që tifozët të mbështesin Argjentinën dhe jo kombëtaren e tyre.

Në një situate të tillë, është revoltuar edhe Neymar i cili në një postim të gjatë ka kërkuar që të vendoset Brazili para gjithçkaje dhe tifozët të jenë të bashkuar për fitimin e trofeut.

“Unë jam një brazilian me shumë krenari dhe dashuri. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të jem pjesë e ekipit kombëtar brazilian dhe të dëgjoj tifozët duke kënduar për këtë fanellë. Unë kurrë nuk e kam sulmuar ose nuk do ta sulmoj Brazilin nëse ata luajnë për diçka, çfarëdo sporti, një garë, për Oscar ose diçka tjetër … Nëse Brazili është aty, unë jam për Brazilin, dhe çfarë duhet që një brazilian të bënte ndryshe? Në rregull, unë do ta respektoj, por shkoni në … Kjo është vetëm për ata që janë kundër nesh”, ishte mesazhi i Neymar për tifozët që do të mbështesin Messin me Argjentinën.