Pas grumbullimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe marshimit drejt Kryeministrisë, qytetarët janë mbledhur poshtë zyrës së Ramës.
Sot është dita e 15 e protestës qytetare ku kërkesë kryesore ka largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.






