Sot është Dita e Dëshmorëve të Atdheut! Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim me rastin e kësaj dite. Ai thotë se dëshmorët janë të paharrueshëm dhe u përulet atyre me respekt.

“Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë”, shkruan Rama në Facebook.

Me rastin e kësaj dite pritet që të ketë disa ceremoni përkujtimore. Siç e do tradita krerët e shtetit do të vendosin kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në nder të atyre që dhanë jetën për atdheun.