Pas partisë Lëvizja e Legalitetit, ka qenë partia e Ballit Kombëtar ajo që ka zyrtarizuar dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit. Balli Kombëtar ka dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në këto zgjedhje të pjesshme lokale, pikërisht sot në ditën e fundit të afatit për regjistrim të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.