Sipas saj, Tahiri kishte shkuar i përgatitur në sallën e gjyqit, pasi kishte marrë me vete dhe një tabelë ku kishte caktuar detaje nga dosja e tij. Ai i ka kërkuar trupës gjykuese që të veprojë me profesionalizëm dhe të veprojë mbi bazë të provave.

“Ju kërkoj me përulësi, veproni me profesionalizëm të gjitha provat. Nëse do të bëni këtë gjë, unë do të jem i pafajshëm”, tha ai. Lala tha se Tahiri analizoi 4 episodet e tregtimit të narkotikëve në Itali, ndërsa shtoi se kishte kryer detyrën e tij. Avokati i tij Maksim Haxhiaj bëri një mbrojtje të detajuar për rastet e hetimit ndaj klientit të tij.

Duke marrë shkas nga fakti se çështja është voluminoze, mund të ndodhë që trupa gjykuese të marrë kohën e nevojshme për të dhënë vendimin për çështjen në fjalë.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.