Home ELBASANI SOT VIDEO/ DITA E VERËS, QYTETARËT GATI PËR FESTËN

VIDEO/ DITA E VERËS, QYTETARËT GATI PËR FESTËN

36

Ndër shekuj festohet tradicionalisht

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Dita e Verës festohet masivisht në qytetin e Elbasanit pasi është një nga festat tradicionale.

Të pyetur për Egnatia News qytetarët tregojnë disa nga mënyrat sesi festojnë këtë festë ku më nostalgjik duken mosha e tretë. Festa e ditës së verës festohet në mbarë vendin por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.