Einxhel ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale që ka kryer ditën e sotme për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e saj gjatë lojës që po bënte me Ilirin brenda shtëpisë.

Mbrëmjen e sotme Einxhel u lidh live me shtëpinë dhe të ftuarit në studio, ku ndër të tjera komunikoi dhe me Dj Dagzin.

Ai është shprehur tejet falenderues për banorët, veçanërisht Donaldin që u përkujdesën për Einxhel, ndërsa i thotë kësaj të fundit që e do shumë dhe se po e pret jashtë!

Pjesë nga biseda:

Dagz: Hey babe!
Einxhel: Më thanë që po të kishe qen ti në shtëpi s’do kishte ndodhur
Dagz: Sigurt
Einxhel: Do kishim qenë bashkë në ndonjë cep larg sporteve ekstreme
Dagz: Me siguri! Po du me fol edhe me shtëpinë, e keni parasysh sa i pafuqishëm jam ndjerë jashtë, është shumë e vështirë për mua që mendoja që isha brenda po s;kisha fuqi me i ndihmu, dua t’ju falenderoj që më bën të ndihem sikur isha brenda pa marrë parasysh dinamikat dhe luftën mes tyre për të fituar.
Einxhel: Ma vunë foton tënde aty ngjitur
Dagz: Normal mirë që si gjithmonë kur vjen puna te njerzillëku e tregojnë që janë njerëz të mirë faleminderit shumë. Ty të dua shumë bëhu e fortë edhe të pres jashtë!