Presidenti Bajram Begaj në një takim që ka bërë me diasporën shqiptarë në New York është pyetur nëse do të vizitojë varrezat e gjenocidit të shqiptarëve në Çamëri. Begaj në këtë moment, i ‘ngecën’ fjalët dhe e krahasoi këtë vizitë me vizitën që bëri në Finiq, një fshat me minoritet grek. Begaj po ashtu deklaroi se nuk ka për të bërë vizitë në varrezat e çamëve, ndërkohë që theksoi se nuk duhet që të bëhet objekt i nacionalizmave.”Nëse i ke parë vizitat e mia, në Finiq në janar ishte një ngjarje e tillë… Shiko është një çështje që duhet të adresohet është një çështje që duhet të vlerësohet, por nuk duhet që të bëhet objekt i nacionalizmave. Të drejtat e njeriut janë universale”, dëgjohet të thotë Begaj në videon e publikuar nga Ditar.al