Trajneri i Kombëtares shqiptare, Eduardo Reja, ka shprehur solidaritetin për presidentin e FSHF, Armand Duka, në shtëpinë e tij pak ditë më parë, shpërtheu një sasi tritoli.

Duke folur për “Corriere dello Sport”, Reja është shprehur se gjatë gjithë karrierës së tij, nuk kishte parë një incident të tillë.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, ai theksoi se politika nuk duhet të ketë vend në futboll.

“Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për Presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident të ngjashëm të kësaj natyre, më vjen vërtetë keq për Dukën.

Kam dëgjuar rreth disa polemikave në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Do të ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”, u shpreh Reja.