Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Çdo kilometri katror do t’i caktojmë një trupë policore për të pasur një kontakt të përditshëm me cdo dhunim që mund ti bëhet territorit. Gjatë këtij mandati do të bëjmë futjen e mjeteve teknologjike dhe pajisjeve superinteligjente për të kombinuar këtë kontroll. Në mëyrë q asnjë centimetër i republikës së Shqipërisë të mos cënohet siç është bërë këto 30 vite. Në lidhje me sigurinë rrugore, do të fillojmë punën për të forcuar masat ndëshkuese në kodin rrugor. Por do të rrisim monitorimin e trafikut, digjitalizimin e proceseve, në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë. Në lidhje me krimin e organizuar do vazhdohet operacioni “Ndiq paranë” për të bërë të mundur kapjen e personave të inkriminuar. Anskesat dhe cështjet e brendshme do të transferohen në një agjensi policore.