Digjen qindar hektarë sipërfaqe me pyje

Disa qindra hektarë pyje më pisha dhe shkurre janë djegur nga zjarri që prej 3 ditësh ka përfshirë njësinë administrative Shushicë në vendin e quajtur “Lugat”.Pavarësisht luftës së gjatë me zjarrin dhe terrenit të vështirë forcat e shërbimit zjarrfikës të Elbasanit ende nuk kanë arritur që të vënën nën kontroll flakët të cilat vijojnë të djegin hektarë tokë.

 Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Egnatia News” sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme dhe dëmi është i madh. Zjarri dyshohet si i qëllimtë nga banorë të zonës të cilët jeton këtu me qëllim lërimin e tokave të reja. Deri më tani policia e Elbasanit nuk ka dhënën asnjë informacion në lidhje më autorin apo autorët e zjarrvënies.

Kujtojnë që gjatë verës në qarkun e Elbasanit u shënuan disa vatra zjarri por që fatmirësisht nuk shkaktuan dëme të mëdha pasi u neutralizuan në kohë. Zjarrëvënia konsiderohet vepër penale dhe dënohet me ligj.