Është gjetur turisti gjerman, i cili u raportua i humbur një ditë më parë në Gadishullin e Karaburunit.

Policia e Orkumit ka vijuar kërkimet gjatë mbrëmjes së djeshme, për të gjetur 73-vjeçarin gjerman, i cili kishte dalë nga shtëpia me qenin e tij dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas policisë gjermani 73 është mirë dhe ka nisur sinjal nga vendi ku ndodhet në “Skalom të Beget “ nji gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Mësohet se gjermani është i apasionuar pas hiking, ndërsa policia është nisur drejt gjirit ku  ndodhet i moshuari.