Pas publikimit të këngës së fundit, Donald Veshaj së bashku me vëllanë e tij binjak dhe këngëtarin Elgit Doda udhëtuan për në Zyrih, ku mbajtën koncertin e radhës. Por në këtë koncert, një fanse e Donaldit e ka takuar atë, madje i ka dhënë edhe një dhuratë.

Siç na treguan vetë djemtë në rrjetet sociale, dhurata ishte një kuti e vogël në të cilën ndër të tjera kishte foton e tij me Borën nga mbrëmja e takimit në Big Brother dhe një trëndafil të bardhë në gjethen e të cilin shkruhej numri 5.
Numri 5 është data që çifti festonin si përvjetorë të lidhjes së tyre. Duket se fansat e Borës dhe Donaldin nuk heqin dorë nga dashuria e tyre duke e treguar herë pas herë se i duan bashkë.
