Home BOTA Lufta në Ukrainë/ 3 mijë gazetarë të huaj ndjekin zhvillimet në terren....

Lufta në Ukrainë/ 3 mijë gazetarë të huaj ndjekin zhvillimet në terren. 6 janë gazetarë kanë humbur jetën

17

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ndodhen rreth 3 mijë gazetarë të huaj. Fatkeqësisht, 6 nga këta gazetarë e kanë humbur jetën në sulmet ruse. Fushata e Emblemës së Shtypit (Press Emblem Campaign – PEC) me seli në Gjenevë që e ka fokusin tek të drejtat ligjore dhe siguria e gazetarëve në botë, publikoi në faqen e saj të internetit raportin lidhur me gazetarët në rajonin e luftës Rusi-Ukrainë.

Në këtë raport thuhet se institucionet mediatike ukrainase kanë mbyllur zyrat e tyre në rajonet ku zhvillohen luftime intensive, ndërsa shumë punonjës të medias kanë filluar të blejnë kutitë e ndihmës së parë ose pajisje mbrojtëse për sigurinë e tyre.

Në luftën e ashpër mes Rusisë dhe Ukrainës, janë plagosur 8 gazetarë të huaj, ndërsa 2 gazetarë janë rrëmbyer nga njësitë ruse. Në raport theksohet se lufta ndaj medias ka patur edhe disa elementë të tjerë. Hakerët rusë kanë kryer sulme kibernetike ndaj faqeve të internetit të medias ukrainase në datat 2, 3 dhe 17 mars. Raketat ruse më 1, 2, 14 dhe 16 mars vendosën në objektivin e tyre kullat e televizioneve në 6 rajone të ndryshme të Ukrainës.

Gazetarët në Ukrainë kanë nevojë për pajisje të blinduara, për kasketa, radio marrëse dhe pajisje të ndihmës së parë“, tha Andrii Lanits, përfaqësues i PEC për Ukrainën. Lanits potencon se dy gazetarë të huaj të rrëmbyer kryenin detyrën e tyre në rajonet që Rusia ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës.- Advertisement –