Gjatë javës së kaluar në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, mysafir ishin Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi, e personazhe tjera të televizioneve.

Salsano së bashku me Ermalin bënë një batutë lidhur me trekëndëshin e krijuar, Beatrix-Donald-Bora e që nga kjo shaka u lëndua këngëtarja kosovare e cila nuk u paraqit të premten mbrëma në spektakël, ku shumica e banorëve u futen në shtëpi sërish.

E që kjo hatërmbetje e Beatrixës ka sjell reagime të ndjekësve të saj të cilët e kanë ofenduar Salsanon nëpër rrjete sociale.

Aktori i humorit, Salsano Rrapi ka marrë vendimin dhe ka publikuar me emra konkret disa nga mesazhet kërcënuese dhe ofenduese që ka marrë në rrjetin social Instagram të cilët kanë shpërthyer në ofendime dhe mallkime ndaj tij.

Lidhur me këtë ka reaguar moderatorja Arbana Osmani, e cila shkruan se kjo gjuhë urrejtje duhet raportuar dhe dënuar.