Duket se Donald Veshajn e ka marrë malli për partneren e tij, Beatrix Ramosaj, me të cilën u lidh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një gjest mjaft të bukur dhe romantik për këngëtaren e njohur.

Donaldi ka stampuar një foto të Beatrixës në bluzën e tij, të cilën e ka varur më pas te shtrati. Ndërkohë ai po i tregonte Beniadës se në këtë foto Trixa ka dalë shumë mirë, por asaj nuk ia pranonte se s’donte t’i hynte vetja në qejf.

Lidhur me këtë gjest ka reaguar menjëherë këngëtarja. Ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instastory” një video ku tregon këtë moment të bukur dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Pisi nihere”.