Home ELBASANI SOT VIDEO/DORËHIQET LULZIM BASHA, LARGOHET PAS 9 VITESH NGA DREJTIMI I PD

VIDEO/DORËHIQET LULZIM BASHA, LARGOHET PAS 9 VITESH NGA DREJTIMI I PD

15

Reagimet të ndryshme të opinionit publik

Nëntë vite pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dha dorëheqjen duke lënë partinë më të madhe të opozitës në krizë të thellë.

Ai tha se përpjekja e tij për bashkimin e PD dështoi ndërsa përjashtimin e Sali Berishës e cilësoi si vendimin politik më të vështirë në karrierë. Ish-kreu i PD-së theksoi se demokratët janë të lidhur nga konflikti politik, ndërsa apeloi për një proces zgjedhor transparent për drejtuesin e ri të partisë.

Gjatë fjalimit të largimit në mbledhjen e grupit parlamentar, në prani edhe të kryetarëve të degëve të PD në rrethe, Basha pranoi se partia është në krizë të thellë. Por dorëheqja e kryetarit të Opozitës duket se nuk ka surprizuar qytetarët.

Ndërkohë sot një ditë pas dorëheqjes, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë dhe ka uruar për 22 marsin ditën kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se shqiptarët sot meritojnë dhe do të kenë  një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë./Egnatia News