Home ELBASANI SOT VIDEO /“FIKET” BASHKIA E ELBASANIT

VIDEO /“FIKET” BASHKIA E ELBASANIT

99

Terr natën, edhe rrugët në qytet pa ndriçim

Nisur nga deklarata e Ministres Balluku për të fikur ndriçimin në akset kombëtare, për të kursyer energjinë elektrike, ky urdhër është zbatuar dhe në qarkun e Elbasanit. Nje natë më parë në Aksin rrugor Tirane-Elbasan, dhe në aksin rrugore Elbasan-Librazhd dritat janë fikur.

Gjithashtu dritat janë shkëputur dhe në brendësi të qytetit të Elbasanit siç janë Lagja e Trenit ne rrugën 25 Nëntori, Lagja Skëndërbej dhe Parku Rinia i qytetit. Sipas informacioneve lagjet të cilat kanë patur shkëputje të energjisë elektrike, janë edhe lagjet të cilat herë pas here preken nga vjedhjet e ndryshme. Për këtë arsye policia e Elbasanit ka shtuar patrullimet në këto zona, pasi i druhet shtimit të numrit të vjedhjeve.

Rrugët më të rëndësishme kombëtare dhe lagjet e qyteteve zhyten ne terr pas mesnate si pjesë e skenarit për kursimit të energjisë. Përballë frikës së shtimit të aksidenteve dhe ngjarjeve kriminale, policia ka shtuar patrullimet në Elbasan. Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave ose dritat e shtëpive përgjatë rrugëvë.

 Këto pamje tregojnë aksin Elbasan- Tiranë, Elbasan- Librazhd pas mesnate kur ndriçimi fiket si pjesë e strategjisë së qeverisë për për të kursyer energjinë.Gjithashtu dritat janë shkeputur dhe në brendesi të qytetit te Elbasanit sic jane Lagjja e Trenit në rrugën 25 Nentori, Lagjja Skenderbej dhe Parku Rinia i qytetit. Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike kryebashkiaku Gledian Llatja thotë se janë fikur kryesisht dritat e vjetra që harxhojnë me shumë energji elektrike . Për të parandaluar cdo incident apo fenomen negativ kryebashkiaku Llatja pohoi se një grup nga policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë qënë në terren për cdo rast.

Kursim kërkohet edhe për ujin e pijshëm. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar për ditën botërore të unit drejtori i ujësjellësit në Elbasan tha se ende nuk ka një urdher për resuktimin e furnizimit me ujë të pijshëm,në elbasan por do ta zbatonin ata sapo OSHEE tua kërkojë.

 Situata e shkaktuar prej luftës ka rritur jo pak stresin te qytetarët të cilët mes cmimeve që rriten ,ekonomisë së dobet u duhet të vuajnë pasojën e kufizimeve të nevojave bazike./Egnatia News