Prokuroria ka kërkuar 2.5 vite burg për ish-drejtorin e arsimit Drini Gjeci dhe ish-administratorin e njësisë Tomin Nuri Meda, të akuzuar për krime zgjedhore në dosjen “184” të Dibrës.
Të pandehurit përfitojnë gjykim të shkurtuar ndërkohë prokuroria ka kërkuar që dënimi i mbetur tu konvertohet në shërbim prove.
Për Robert Agën dhe Hasan Hotin, çështja është ndarë pasi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm.
Seanca e radhës do të mbahet me 8 korrik kur pritet mbrojtja dhe vendimi për Medën dhe Gjecin.
ora tv