Sot, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizimin e disa vendimeve të dhëna nga GJKKO, Gjykata e Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të pretenduarave papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e Jamarbër Malltezit, për shkak të pamundësisë për të formuar shumicën e nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë një vendim
Kërkesa kishte për objekt anulimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme, vendimit nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit, dhe vendimit nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të pretenduarave shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Vendimi u mor pas faktit se nuk u arrit formimi i shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh, për të mundësuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen për këtë çështje.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Në datën 05.12.2024, Gjykata Kushtetuese ( Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Jamarbër Malltezi, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh