Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka njoftuar se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç. Ky njoftim erdhi pasi disa shteteve në rajon veçse kanë nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me doza përforcuese të kësaj grup-moshe.

Në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) u tha po ashtu se shqyrtimi i dozës përforcuese për tinejxherët 16 dhe 17 vjeç është në proces e sipër.

Komiteti për vaksina në Gjermani muajin e kaluar ka rekomanduar që të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç mund të marrin dozën përforcuese, teksa infektimet me koronavirus në mesin e të rinjve janë rritur. Edhe shtete të tjera kanë vepruar njësoj.

EMA tha se “këshilla se si vaksinat duhet të jepen mbetet” në dorën e grupeve këshilluese të shteteve anëtare të BE-së.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tha se gjetjet e një studimi kanë sugjeruar rritje të efektivitetit të vaksinave ndaj infeksionit tek adoleshentët që kanë marrë dozën