Dua Lipa kundër Botërorit në Katar. Këngëtarja shqiptare përflitej se do të ishte pjesë e ceremonisë hapëse të evenimentit më të madh të futbollit, por vetë ajo ka përgënjeshtruar gjithçka në rrjetet sociale.

“Aktualisht, ka shumë spekulime se unë do të jem pjesë e ceremonisë hapëse në Botërorin e Katarit. Ju bëj me dije se nuk do të performoj në Katar, madje nuk kam qenë as në negociata për ta bërë diçka të tillë. 

Do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe pres që ta vizitoj Katarin në momentin kur të respektojë të drejtat e njerëzve, ashtu siç premtoi kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës”, shkruan Dua Lipa.