Policia në Britani tha se oficerët përfunduan në një ndjekje të pazakontë kur një lama e arratisur shkoi duke bredhur nëpër një lagje.

Policia e Salisbury tha në një postim në” Facebook” se Zyrtari për Mbështetjen e Komunitetit, Matt Smith dhe efektivi Mark Douglas po patrullonin në zonën e “Nomansland Recreation”, kur morën një telefonatë për disa “drama me lama” që po zhvilloheshin në Teffont.

Oficerët iu përgjigjën vendit të ngjarjes dhe ndoqën kafshën.

“Pavarësisht se u identifikua fillimisht si Alpaca dhe pas një ndjekje të shkurtër, ne jemi të kënaqur të raportojmë se Llama u kthye e sigurt te pronari i tij,” tha postimi.