Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar policinë dhe ministrinë e Brendshme për situatën kriminale ku ndodhet vendi. Sipas tij, kriminelët që janë në kërkim e gjejnë vetë njëri-tjetrin për të larë hesapet, ndërsa policia nuk i gjen dot.

Referuar arrestimit të serial-killerit Nuredin Dumani, Salianji tha se atë nuk e kapi policia, por ai i lajmëroi vetë pasi ishte plagosur dhe kishte nevojë për të shpëtuar jetën përmes një operacioni.

“Ky që sot po bën namin, u plagos e mori vetë policinë për t’i shpëtuar vdekjes për të bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Merrni emrat që janë aty porositës vrasës kontigjent kriminal më llumi në këtë vend, i kemi përmendur me emra si janë përdorur nga PS në fushatë. Nuk doli një nga ata e të thoni që ky a qenë mbështetës i PD e ju ka mbështetur ju në këtë fushatë”.

Lidhur me punën e OFL-së, Salianji pyeti dhe kërkoi të bëhet publike nëse një shkresë apo hetim ka ndodhur për ish ministrin e Brendshëm shqiptar, pa përmendur emra konkretë.

A keni takat politik të bëni publik emrat e subjekteve që nuk janë dërguar në SPAK. A ka në atë listë selektivitet pastrim të subjekteve për shkak të bindjeve politike apo për shkak të gjobave të dhëna ministrisë?
A ka qenë subjekt i kësaj gocës me syze që dilte gjithë kohën në konferencë e i bënte dy nga dy se kuptoj pse nuk shkonte gjithë lista njëherësh?

Ju i nxirrnit dy e nga dy si film. I nxirrnit dy e nga dy me idenë që ju dy nesër nëse nuk vini me ne jua tregojmë ne.

Po mbështetës tuaj, ish deputetë, deputetë aktuale në këtë sallë, ish kryetarë bashkie që i ka kapur rrjeta e dekriminalizimit, a i ka lajmëruar kjo vajza me syze?

Po paraardhësi juaj në detyrë i cili është subjekt klasik i këtij ligji, a i ka shkuar kjo shkresa dhe nëse po a mund ta publikoni shkresën se ‘ska gjë për tu mbajtur sekret, na e bëni të ditur për ta kuptuar që ore ky ish ministri juaj paraardhësi juaj aty luftuesi i madh i krimit e korrupsionit a është subjekt, a ka pasur hetim apo ka vetëm për ca të mbaruar që nuk dihet ku janë?