Deputeti i PD, Tritan Shehu jashtë Kuvendit ka folur për kompromisin që u arrit për rezolutën e gjenocidit serb në Serbrenicë, seancë për të cilën do të mbahet më 7 korrik.

Shehu tha se është kënaqësi që edhe maxhoranca ka vendosur të dënojë gjenocidin në Serbenicë.

Është kënaqësi për mua që konstatoj se edhe maxhoranca ka vendosur sot të dënojë gjenocidin në Serbenicë. Sot deklaruan se janë të gatshëm të bëjmë një mocion me rezolutë. Absolutisht dakord me një gjë të tillë. Rëndësi ka që ata pranuan të bëjnë një hap përpara. Të miratojmë një rezolutë serioze të gjithë bashkë. Por ndërkaq dua të shpreh keqardhjen time, për mosdepozitimin e një kërkese të deputetëve tonë për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë” tha Shehu.