Qindra sipërfaqe tokë bujqësore mbillen me drithëra
Zona e Dumresë njihet si një nga zonat më prodhimtare të qarkut të Elbasanit. E favorizuar nga kushtet klimaterike,tokat bujqësore të saj kultivohen nga një shumëllojshmëri kulturash. Një nga individët i cili pas kthimit në vendlindje vendosi që të investojë në sektorin e bujqësisë është edhe Ilirjan Cërriku.
Ai ka investuar në një sipërfaqe prej 14 ha me drithëra e shumë shpejt ka vendosur ta zgjerojë investimin e tij duke shtuar kultura me variatete të reja, nga më të kërkuarat për tregun ushqimor. Ndër drithërat e shumta që ka ai kultivuar është gruri, pasi për nga cilësia dhe rendimenti që ka dhënë është mjaft i kërkuar edhe nga tregu vendas.
Ilirjani i këshillon bashkëfshatarët e tij që të mos largohen nga vendi por të investojnë në këtë zonë e cila është ndër më prodhimtarët dhe fitimi është i sigurtë.
Qarku i Elbasani renditet si qarku i katërt që ka prodhimtari më të lartë të grurit dhe të drithërave të tjera.