Specialistët: Mos harroni të shkuarën

Vetëm pak ditë më parë bashkia e Elbasanit lajmëroi për hapjen e një akademie të re sportive dhe rithemelimin e një skuadre të re sportive.Prej një kohe të gjatë sporti  në qytetin e Elbasanit është në gjendje të mjerueshme dhe deri më tani duket sikur nuk ka ndodhur asnjë ndryshim.

Duhet vënë në dukje se skuadra e mëparshme e Elbasanit arriti kategorinë superiore dhe Elbasani ia doli të shpallej edhe kampion.

Sipas analistëve te cilet kanë qenë në themelimin e skuadrës së Elbasanit shpresojnë se ato kohë do të kthehen sërisht dhe se deri më tani duhet të ishte bërë diçka .Sipas specialistit të sportit “Sopot Respeliu” duhet bashkëpunim dhe jo një fillim i ri pa llogaritur të shkuarën.

Sipas specialistëve e shkuara e skuadrës sportive mbetet histori dhe nuk duhet harruar. Elbasani shquhet për nxerrjen e talentëve të rinj dhe se insitucionet përkatëse duhet të ndërrmarin hapa për të mirën në mbështetje të sportit.