Gjatë mëngjesit të sotëm, në ujërat e Durrësit është parandaluar një tragjedi. Një jaht turistik me 6 italianë në bord ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë dhe ka kërkuar ndihmë.

Salla operative e portit të Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” dhe kjo në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjeti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt vendit tonë, teksa 6 anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Pas rrëzimit, menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.

Angazhimi i shpejtë i autoriteteve ka bërë të mundur dhënien e ndihmës në kohë.