Një sasi lënde plasëse është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qepenin e një dyqani me veshje ( butik) në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 7 dhe butiku është në pronësi të shtetases Jonida Karaboja

Policia informon se sasia e lëndës që ka shpërthyer ka qenë e vogël dhe dëmet që janë shkaktuar janë të vogla.

Gjatë dëshmisë në polici gruaja ka deklaruar se nuk kishte konflikt me njeri.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Durrës/ Mesazh me eksploziv pronares së dyqanit
Durrës/ Mesazh me eksploziv pronares së dyqanit