Një incident sapo është raportuar të ketë ndodhur në Gjirokastër, teksa dy elektriçistë i ka zënë korenti gjatë kohës që ishin duke punuar. Mësohet se janë transportuar në mënyrë direkte në spital, fatëmirësisht gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende nëse shkak ishte pakujdesia e treguar nga elektriçistët apo ndonjë problem elektrik me kabllot e tensionit të lartë. Pritet të zbardhen detaje të reja në vijim.