Teuta dhe Vllaznia plotësojnë fazën gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë. Dy skuadrat kaluan me sukses sfidat e tyre në shtëpi, duke vazhduar rrugën drejt trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Teuta kaloi 1-0 Kukësin, që dështon në objektivin më të rëndësishëm të këtij sezoni. Sfida e luajtur në “Niko Dovana” u vendos nga goli I shpejtë i shënuar nga Emiliano Vila që në minutën e nëntë.
Me rezultatin 1-0, Vllaznia mundi Korabin në “Loro Boriçi”. Njeriu i suksesit për shkodranët ishte Kruja, që shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 16-të. Ky sukses mban në lojë Vllazninë, ndërsa largon krizën nga skuadra e Thomas Brdaric.
(balkanweb)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)