Prokuroria Speciale ka njoftuar pak ditë më parë se ka nisur një hetim ndaj ish-presidentit Ilir Meta, mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Ai e akuzonte Metën se bashkë me zyrtarë të LSI kishin paguar më shumë se 700 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Dje, dy prokurorët e SPKA, kreu Arben Kraja dhe Sotir Kllapi kanë firmosur kërkesat drejtuar dy bankave të nivelit të dytë në vend dhe Drejtorisë së Tatimeve, duke kërkaur informacion dhe të dhëna për llogaritë e ish-presidentit.

Burimet konfirmuan se bankave iu është kërkuar informacion lidhur me llogaritë bankare, apo çdo transaksion të bërë nga të kallëzuarit e Valterit, që veç ish-presidentit, janë edhe Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

Njëkohësisht, është kërkuar edhe një pasqyrë e deklarimeve të tyre në organet tatimore. Hetimi në fjalë në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar pa emra konkretë personash të dyshuar dhe po drejtohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Procedimi ndodhet në fazën e mbledhjes së informacioneve të hapura nga institucionet dhe më pas në varësi të gjetjeve apo dyshimeve që mund të krijohen, do të vendoset për veprimet e tjera hetimore, si mund të jetë thirrja dhe pyetja e të kallëzuarve.

Me herët, SPAK i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Metës, si edhe Gjendjes Civile informacion mbi gjeneralitetet e ish-presidentit dhe ndryshimeve të mundshme.

KALLËZIM PENAL

KALLËZUES: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë.

KUNDËR:

  1. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,
  2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
  3. Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
  4. Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita Limited me selinë Qipro.