Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme në Tiranë, në dy ngjarje të ndryshme.

Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë po sot te “Komuna e Parisit”, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.